Robert Elsie | AL Art | AL History | AL Language | AL Literature | AL Photography | Contact |

shqip  Fotografia e hershme në Shqipëri
- Bajazid Elmaz Doda -

Robert Elsie

Fotografia e hershme në Shqipëri

English   deutsch   shqip
 
Koleksioni i Fotografive të
Josef Sekelit
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, 1863
 
 
Koleksioni i Fotografive të
Franc Nopçës
Shqipëri 1903-1916
magyarul
 
 
Koleksioni i Fotografive të
Bajazid Dodës
Maqedoni 1907

 
 
Koleksioni Fotografik i
Misionit Ushtarak
Holandez

Shqipëri 1913-1914
 
Koleksioni i Fotografive të
Maksimilian Lambercit
(1)
Italia e Jugut 1913-1914
 
 
Koleksioni i Fotografive të
Maksimilian Lambercit
(2)
Shqipëri 1916
 
 
Koleksioni i Fotografive të
Branimir Gushiqit
Shqipëri 1947
 



2010.11.12

 

Webdesign J. Groß
English
deutsch
shqip
Kush ishte
Bajazid Elmaz Doda?

Libri: Albanisches
Bauernleben

Koleksioni i Fotografive të Bajazid Dodës
Maqedoni 1907

Bazazid Elmaz Doda është autori i dorëshkrimit Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien) [Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës (Maqedoni)], të ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë. Dorëshkrimi u përfundua nga autori, atëbotë njëzetegjashtëvjeçar, në Vjenë, në prill të vitit 1914, por nuk u botua. Nga parafjala e autorit del se teksti ishte përkthyer në gjermanisht nga Nopça. Ngaqë teksti në gjermanisht ngjan shumë me shkrimet e tjera etnografike të Nopçës, mund të përfundohet se ky kishte ndikuar shumë në përpilimin e këtij studimi. Kjo bëhet edhe më e qartë në shumë plotësimet dhe shkrimet anësore të dorëshkrimit, ku njihet qartë kaligrafia e Nopçës. Dorëshkrimi origjinal në shqip, nëse një të tillë ka pasur, tani mund të merret si i zhdukur.

Në dorëshkrimin e mirëfilltë të Dodës si dhe në versionin e botuar në vitin 2007 gjinden fotografi origjinale të autorit, të bëra rreth vitit 1907, të cilat kemi kënaqësi ti tregojmë këtu për herë të parë. Për lejen e shfrytëzimit të koleksionit fotografik të Dodës jemi mirënjohës Arkivit Pamor të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë (Bildarchiv, Österreichische Nationalbibliothek) në Vjenë ku koleksioni i Dodës ruhet me numrat NB902060B deri NB902076B.

Robert Elsie | AL Art | AL History | AL Language | AL Literature | AL Photography | Contact |