Koleksioni i Fotografive të Franc Nopçës
Shqipëri 1903-1916
Kjo faqe interneti i kushtohet jetës dhe veprës së shkencëtarit austro-ungarez, baroni Franc Nopça (1877-1933).
Franc Baron Nopçsa
Albanolog, Paleontolog, Gjeolog
Franc Nopça udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në jug të Ballkanit (Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore. Ai kishte një shtëpi në Shkodër, të cilën e përdori si bazë për udhëtimet e tij të shumta në malësinë e Shqipërisë së veriut. Gjatë rrugës mori me vete jo vetëm pushkën por edhe një "Kodak" dhe bëri fotografi të rralla dhe magjepëse të rajonit. Origjinalët e fotografive prej xhamit ndodhen në Muzeumin Ungarez të Historisë Natyrore (Magyar Természettudományi Múzeum) në Budapesht.